Një shkollë në Gjakovë “dorëzohet” nga greva, nesër hapë dyert për nxënësit

Një shkollë në Gjakovë “dorëzohet” nga greva, nesër hapë dyert për nxënësit

Shkolla fillore “Këlmend Rizvanolli”, në Gjakovë nga nesër do t’i hapë dyert për nxënësit, përkundër se SBASHK e as Këshilli Grevist, nuk kanë dhënë sinjale për përfundimin e grevës.

Këshilli i Mësuesve i kësaj shkolle ka njoftuar se ka marrë vendim që nga nesër, e mërkurë, të fillojë mësimi i rregullt.

Krahas njoftimit, është publikuar edhe një orar për nxënësit.

Njoftimi:

Përshëndetje të nderuar, me qëllimin e vetëm dhe për të mirën e nxënësve, Këshilli i Mësueseve të Sh.F.”Këlmend Rizvanolli”, ka vendosur që ditën e mërkurë, me datë 14.9.2022 të filloj mësimin e rregullt. Mësimi do të zhvillohet me këtë orar:

Klasa përgatitore – Ora:10:00

Klasa e I-rë -Ora:13:00

Klasa e II-të, III/2 dhe III/ 4 -Ora: 12:30

Klasa III/1 dhe III/3, IV dhe V – Ora: 8:00

Shënim: Për informata më të hollësishme, do të njoftoheni nga mësueset e klasave.

Këshilli Grevist dhe Qeveria e Kosovës kanë dështuar edhe sot për ta arritur një marrëveshje që do t’i jepte fund grevës që ka hyrë në javën e tretë. Kërkesë e punëtorëve të sektorit publik është shtesa prej 100 eurove mbi pagë deri në miratimin e Ligjit për Paga.

Related Articles