Në Kuvendin e Serbisë edhe këtë të mërkurë do të vazhdojë seanca rreth procesit të dialogut me Kosovën që mbahet në Bruksel.
Kryetari i kuvendit, Vladimir Orliq, ka njoftuar se seanca e sotme do të nisë në orën 10:00.
Të martën presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka prezantuar para deputetëve një raport mbi procesin negociator nga 15 qershori 2021 deri më 1 shtator 2022.
Sot deputetët mund t’i paraqesin opinionet e tyre mbi atë dokument.