Pas një disfate e një barazimi, Prishtina i është kthyer fitores.
Të mërkurën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina mposhti Malishevën me rezultatin 4:2.
Për Prishtinën është fitorja e tretë sezonale, derisa ka edhe dy barazime e një disfatë.
Malisheva pësoi disfatën e tretë të sezonit.
Mendurim Hoti e hapi serinë e golave për kryeqytetasit në minutën e parë të ndeshjes.
Për 2:0 shënoi Kreshnik Uka në minutën e 27-të, ndërsa Endrit Krasniqi ishte i saktë nga penalltia në minutën e 34-rt.
Gjashtë minuta më vonë, nga 11-të metra shënoi edhe Alban Shillova i Malishevës për 4:1.
Në pjesën e dytë u panë edhe disa mundësi shënimi, por u realizua vetëm një gol nga Malisheva.
Fiton Hajdari pesë minuta pa përfunduar ndeshja, realizoi për 4:2.
Në gjashtë ndeshje të luajtura, Prishtina tani është në vendin e tretë me 11 pikë.
Malisheva në vendin e pestë ka shtatë pikë në gjashtë ndeshje.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina udhëton te Drenica, ndërsa Malisheva e pret Dritën.