Edukatoret e kopshtit “Lulevera” në Dardani janë në grevë, por fëmijët kanë gjetur një mënyrë tjetër për t’u argëtuar. Madje, cak i lojës së tyre u bënë vetë ato.
Vezët dhe patatet erdhën nga njëra nga ndërtesat që gjendet pikërisht përballë çerdhes.
Edukatorët nuk deshën ta komentojnë rastin, por nga SBASHK-u thanë se grevistët po përballen vazhdimisht me fyerje dhe kërcënime.
Sipas Ahmet Pllanës nga dega e SBASHK’ut në Prishtinë, çdo rast i tillë duhet të lajmërohet nga grevistët, edhe nëse nuk janë 100% të sigurt se janë cak i këtyre akteve.
Njohësit e fushës së arsimit thonë se rastet e tilla duhet të trajtohen me seriozitet.
Greva e nisur më 25 gusht po vazhdon, pasi që ende nuk ka një pajtim mes qeverisë dhe BSPK-së.