Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Budestagu gjerman e mbështetë dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.
Ndërsa, duke folur për takimin e djeshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Sarrazin tha se Gjermania dhe Kosova duan ta bëjnë më të suksesshëm Procesin e Berlinit.
“Dje u takova me Albin Kurtin në Prishtinë. Gjithmonë është mirë të jesh në Kosovë dhe të flasësh me të si mik e partner. Gjermania dhe Kosova duan ta bëjnë të suksesshëm Procesin e Berlinit. Bundestagu gjerman mbështet dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Mirosllav Lajçak. Në të gjitha mënyrat”, shkroi Sarrazin në Twitter.
Për takimin e djeshëm është deklaruar edhe Qeveria e Kosovës.
I welcomed ???????? Special Representative for the WB @ManuelSarrazin.
We discussed the need for the legally binding agrmt between Kosova and Serbia centered on mutual recognition in the Brussels dialogue and the implementation of a Common Regional Market within the Berlin Process. pic.twitter.com/bzGHF5vOTB— Albin Kurti (@albinkurti) September 14, 2022