Ekipi i Ballkanit është përballur me një situatë e cila mund të kishte qenë fatale për ta rrugës për Kosovë.
Xhami i pilotit është plasaritur, duke detyruar aeroplanin të rikthehet edhe njëherë në Pragë
Gazetari kosovar që ishte bashkë me klubin suharekas në aeroplan, Arlind Sadiku, ka treguar se gjatë kthimit urgjent në Pragë, plasaritja ishte zmadhuar, por që fatmirësisht i gjithë ekuipazhi është mirë.
“Ekipi i Ballkanit detyrohet të kthehet në Pragë, falë Zotit shpëtuam mrekullisht. Derisa ishim duke fluturuar drejt Prishtinës, dritarja te piloti është plasaritur. Gjatë kthimit urgjent në Pragë, plasaritja është zmadhuar. I gjithë ekuipazhi që ndodhej në aeroplan është shëndosh e mirë, falë Zotit”, shkroi ai.
Ballkani po rikthehej nga Praga, pas ndeshjes që zhvilloi ndaj Slavia Prague, në kuadër të grupeve të Ligës së Konferencës.
Kampioni i Kosovës u mposht 3:2, por bëri një paraqitje dinjitoze.