Koorporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se blloku A3 është në funksion por se do të ndalet për 4-5 ditë dhe, kësisoj nuk do të ketë edhe reduktime.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë KEK-u me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, duke shtuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesës së funksionimit të A3-shit.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia A-3 është në punë por planifikohet për ndalje 4-5 ditore. Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të planifikuara, kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.
Megjithatë, KEK-u nuk ka dhënë sqarime për arsyen e ndaljes së këtij blloku.
Në fillim të shtatorit të këtij viti, KEK-u përfundoi remontin në njësinë prodhuese B2, me kapacitet prodhues prej 260 mW/h.