Kompania rajonale e Ujësjellësit “KRU Prishtina”, ka bërë të ditur se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për Fushë Kosovën për shkak të turbullirës së lartë në kanalin e sistemit Ibër Lepenc.
Në njoftim thuhet se po bëhen përpjekje maksimale që ta përballohet situata e krijuar pas reshjeve me sa më pak ndërprerje të furnizimit me ujë.
“Ju njoftojmë se si pasojë e reshjeve të dendura atmosferike, është shfaqur turbullirë e lartë në kanalin e sistemit Ibër Lepenc, me ç’rast në Impiantin e ujit në Shkabaj është ndërprerë trajtimi i ujit.
Në orën 14:00 ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës.
Po bëhen përpjekje maksimale që ta përballojmë situatën e krijuar pas reshjeve me sa më pak ndërprerje të furnizimit me ujë.Ekipet janë në teren”, thuhet në njoftim.