Një person ka therë sot me thikë tre policë në Prizren.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Dardania”, rreth orës 17:00.
Policia pohon se i dyshuari nuk kapranuar të marrë ilaçe, teksa i njëjti njihet si përdorues i substancave narkotike.
Burime të Indeksonline thonë se i dyshuari është Caner Galan.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka dhënë detaje mbi ngjarjen dhe gjendjen shëndetësore të policëve të lënduar.
“I dyshuari nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe i ka therur tre zyrtarë policorë me thikë të cilët janë dërguar në spitalin e Prizrenit. Njëri prej tyre është liruar, njëri vazhdon të qëndrojë në spitalin e Prizrenit, ndërkaq tjetri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, deklaroi Bytyqi.
FOTO: