Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Kojushë e Hasit.
Një nga të lënduarit është në gjendje më serioze.
Lajmin për gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
Ai theksoi se të lënduarit po marrin trajtim në spital.