Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë në një intervistë për gazetën kroate “Vecernji list”, kishte deklaruar se ekziston mundësia që në Kosovë të ketë sërish luftë.
Këtë deklaratë Kurti e bëri duke iu referuar armatosjes së ushtrisë së Serbisë me pajisje nga Rusia e Kina.
“Nëse nuk ka përgatitje për luftë, pse atëherë vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake dhe kurse kishin planifikuar 91 sosh. Nga ato stërvitje ushtarake, dy më të rëndësishmet janë quajtur ‘Mburoja sllave’ dhe ‘Vëllazëria sllave’”, thotë Kurti.
E shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka cilësuar këtë deklaratë të kryeministrit Kurti, si i tërheqje e vëmendjes nga problemet aktuale në Kosovë.
Ai tutje ka thënë se është e pabesueshme se me çfarë gjendje mendore po operon kryeministri.
“Është e pabesueshme se me çfarë gjendje mendore është duke operuar kryeministri i jonë. Nuk shoh arsye tjetër që kryeministri bënë deklarata të tilla pos për ta zhvendos vëmendjen nga problemet jashtëzakonisht të mardhaja që qeveria e tij po tregohet e paaftë për t’i trajtuar”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka shtuar se kryeministri me deklarata të tilla po dëshiron me tërheq vëmendjen e qytetarëve nga gjendja e krijuar për një periudhë të caktuar.