Personi i parë që ishte përmendur për një atentat të mundshëm Ismat Xaxha, ka thënë e ishte në dijeni për rastin e raportua tashmë nga imediat.
Ai ka thënë se ishte njoftuar nga policia e Kosovës, por edhe nga shërbimi inteligjent i Kosovës, se jeta e tij ishte në rrezik.
“Para 6 muajsh më patën treguar policia dhe shërbimi informative”, ka thënë Haxha në një deklaratë për Blic.
Haxha thotë se pavarësisht prej këtij rasti, ai kurrë nuk kishte kërkuar mbrojte nga Policia e Kosovës.
“Kujt borxh nuk i kam, nuk kam pse të fshihem nga askush”, ka thënë ai ndër të tjera.
Ismet Haxha ka thënë se kurrë nuk ka dëgjuar për personin për të cilin mediat kanë raportuar se kishte planifikuar atentat ndaj tij, Xhavit Haliti e Albin Kurtit.
“Jo hera e parë që e dëgjova emrin e tij”, tha Haxha.
Pas raportimit të televizionit shqiptar A2, për një plan për vrasjen e Albin Kurtit, Ismet Haxhës e Xhavit Halitit, ka folur ky i fundit.Në një prononcim për Gazeta Blic, Xhavit Haliti, deputet i PDK-së ka theksuar se kjo nuk është hera e parë që është planifikuar vrasja e tij.
“Nuk është hera e parë. Tash e 35 vjet kanë tentuar të më vrasin, por ja që fati ka dashur që unë të shpëtoj”, tha ai.Haliti tha ndër të tjera, se ai është informuar nga Policia e Kosovës se është i rrezikuar.
“Nga Policia e Kosovës më kanë njoftuar që jam i rrezikuar dhe më kanë paralajmëruar për kujdes të shtuar”, tha ai, derisa shtoi se përgjatë kësaj periudhe nuk ka pasur as mbrojtje të afërt.Ai tha se mbrojtje të afërt Policia e Kosovës i kishte ofruar para 3 vjete, por jo në lidhje me rastin e fundit.
Haliti ka vërejtje edhe për punën e Prokurorisë së Shtetit.
Sipas tij, në disa raste kur është planifikuar vrasja e tij, e ku janë ditur ne emër e mbiemër se kush ka dashur ta vrasë, prokuroria nuk ka vepruar.
“Kjo i bjen fole e rrujë vo”, tha ai, duke e përshkruar në këtë mënyrë punën e organit të akuzës.
Haliti, ndonëse thotë se Policia e Kosovës nuk i ka dhënë detaje për rastin e fundit ku planifikohej vrasja e tij, e Kurtit dhe Haxhës, ai ka ide se kushm mund të jetë prapa këtij plani.
“Beogradi”.
Kështu thotë për Gazeta Blic Xhavit Haliti, derisa shton se i gjithë qëllimi është që të vritemi mes vete, dhe faji t’i lihet kinse hakmmarrjeve të grupeve në Kosovë.
Deputeti i PDK-së thotë se njëjtë është tentuar edhe me atentatin në banesën e tij në Zvicër.“Është i njëjti urdhërdhës, vetëm se tani kanë ndryshuar metodat”, ka theksuar Haliti.
Televizioni shqiptar A2 raportoi sot se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria.Të paktën kështu rezulton në një dokument të bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.
Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.
I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar, i datëlindjes 01.05.1976. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve dhe armëve të tjera.
Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa lëviz në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar, i datëlindjes 01.05.1976. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve dhe armëve të tjera.
Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa lëviz në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.
Sipas Policisë Shqiptare, ky person është me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë.
Në shtator të vitit të kaluar u pezulluar urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha.
Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti.