Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se një pjesëtari të Policisë së Kosovës iu është djegur vetura në Leposaviq nga strukturat paralele të Serbisë.
Sveçla përmes një shkrimi në Twitter ka njoftuar se pjesëtari i Policisë së Kosovës i përket komunitetit serb dhe se vetura e tij mbante targat RKS.
“Tendencat e frikësimit vazhdojnë. Sot një tjetër oficer i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale të cilat i kanë djegur veturën me targa legale RKS”.
“I kërkojmë Vuçiqit të ndalojë së mbështeturi aktet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të RKS-së”.