Policia ka dhënë detaje rreth rastit të ndodhur të hënën në Spitalin e Pejës, ku një burrit i është gjetur një granatë dore.
Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore të cilët kanë bërë evakuimin e personave deri sa njësiti për deminim i PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit nga ai lokacion.
Poashtu, i dyshuari është arrestuar, por pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.