Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 09:30-10:15 në magjistralen Prishtinë-Gjilan për shkak të një manifestimi fetar.
“Ndalimi i qarkullimit do të bëhet me vendim të Komunës, për krijimin e hapsirës për mbarvajtje të manifestimit”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.
“Andaj duke pasur parasysh se magjistralja në fjalë shfrytëzohet nga një numër i madh automjetesh si dhe për faktin se paraqet arterien kryesore të lidhjes ndërqytetëse në mes kryeqytetit dhe qyteteve dhe fshatrave që përshkohen nga kjo rrugë, kërkojmë nga të gjithë shfrytëzuesit e kësaj magjistraleje që të shfrytëzojnë rrugët alternative brenda kohës së kufizimeve, ashtu që të tejkalohen vështirësitë dhe të ketë rrjedhë normale të zhvillimit të komunikacionit”, përfundon njoftimi.