Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, e ka takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq në New York.
Ai tha se me presidentin serb, pas takimit me kryeministrin kosovar Albin Kurti në Prishtinë, ka biseduar për rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Pas takimit me kryeministrin Kurti në Prishtinë javën e kaluar, unë vazhdova bisedat edhe me presidentin Aleksandar Vuçiq në New York sot. Në margjinat e Asamblesë së Përgjitshme të Kombeve të Bashkuara ne biseduam për rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter, njofton Klankosova.tv.
I dërguari i BE-së për dialog javën e kaluar erdhi pa paralajmërim në Prishtinë ku u takua me shefin e qeverisë kosovare.