Riola Xhemaili është përfshirë në listën e lojtareve të ftuara te Zvicra për ndeshjen e plejofit për Botërorin e vitit ardhshëm, që mbahet në Australi dhe Zelandë të Re.
Zvicra në plejof pret fituesin e ndeshjes Uelli – Bosnjë-Hercegovinë.
Trajneri Nils Nielsen ka ftuar 26 lojtare.
Fituesi i ndeshjes së plejofit që luhet më 11 tetor në Letzigrund të Zuerichut do të jetë në Botërorin e vitit 2023.
Sulmuesja e Freiburgut, 19-vjeçarja ka qenë pjesë e Zvicrës edhe në Evropianin që u zhvillua gjatë këtij viti.