Hajdar Beqa, deputet i PDK-së, ka thënë se humbja e orëve është e papranueshme dhe kërkojnë që fëmijët të kthehen në bankat e shkollës.
Sipas tij mësimdhënësit e kanë një kërkesë legjitime dhe shumë të drejtë.
“Sot në pushtet kryeministri Kurti thotë që fuqishëm është kundër grevës ndërsa sa ishte në opozitë e përkrahte grevën”, ka thënë Beqa.
Beqa, ka deklaruar se e kanë për obligim që sot mos të dalin nga Kuvendi pa bërë një zgjidhje për mësimdhënësit.