Avokati i familjes Dehari: Secili person i përfshirë në vrasjen e Astrit Deharit do të përgjigjet para drejtësisë

Avokati i familjes Dehari: Secili person i përfshirë në vrasjen e Astrit Deharit do të përgjigjet para drejtësisë

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se sot janë njoftuar për pezullimin nga puna të dy zyrtarëve që kanë punuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016.

Gashi ka thënë se dy zyrtarët, Destan Zogaj dhe Burim Buleshkaj jane të dy të perfshire në marrjen e kamerave nga burgu i Prizrenit, rast në cilin humb jetën aktivisti i VV-së, Astrit Dehari.

Tutje avokati i familjes ka njoftuar se pritet edhe suspendimi i Ylber Topallit, Kryenspektor i MD-së pasi  sipas tij ai ka lëshuar dy raporte ku ka konkluduar se rasti eshte vetevrasje dhe pastaj vdekje.

“Para 1 viti e gjysme, kam ushtruar kallezim penal kunder ish Kryeprokurorit Syle Hoxha, i cili ne vitin 2016, ne me pak se 2 jave publikisht deklaronte se rasti do te mbyllet si vetevrasje” shkruan ai.

Tutje Gashi ka shkruar se secili person i perfshire ne vrasjen e Astrit Deharit,do te pergjigjet para Drejtesise.

Related Articles