Një grua e cila kishte urdhër mbrojtje nga gjykata, ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari është penguar nga disa persona, por i njëjti ka arritur që t’ia marr telefonin viktimës dhe të largohet në drejtim të panjohur.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është nën hetime, raportin Gazeta Enigma.
“Viktima femër kosovare e cila kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij .I dyshuari është penguar nga disa persona por i njëjti ka arritur që ti marr telefonin mobil viktimës dhe të largohet në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.