Para pak çasteve në media u raportuar se Shkolla e Ekonomisë “Marin Barleti” në Gjilan i ka dhënë fund grevës dhe se ka nisur mësimin.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se ky lajm nuk qëndron pasi që shkolla edhe më tutje është në grevë dhe se vetëm një mësimdhënës e ka ndërpre grevën.
Shkollat në Kosovë vazhdojnë të jenë të mbyllura që nga 25 gushtit.
Ministria e Arsimit po bën thirrje që të rikthehen në bankat shkollore, kurse SBASHK-u po vazhdon kërkesën për rritje të pagës prej 100 eurove derisa të hyjë në fuqi Projektligji për Pagat.
/Gazeta Enigma/