11 ndeshje në gjashtë javë, Deschamps “urdhëron” Galtier: Mos e lodh Mbappe!

11 ndeshje në gjashtë javë, Deschamps “urdhëron” Galtier: Mos e lodh Mbappe!

Kupa e Botës është më pak se dy muaj larg dhe trajnerët e kombëtareve kanë nisur përgatitjet për evenimentin më të rëndëishëm. Sigurisht, shqetësimi më i madh i tyre është gjendja fizike me të cilën do të mbërrijnë yjet në grumbullimin para Botërorit.

Madje, trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamp, i ka bërë edhe një kërkesë specifike trajnerit të PSG, Christophe Galtier duke i kërkuar të menaxhojë energjitë e Kylian Mbappe duke qenë se skuadrën kryeqytetase e pret një kalendar i ngarkuar me 11 ndeshje në gjashtë javët e ardhshme.

“Unë e di mirë se Galtier kërkon ta aktivizoj gjithnjë Mbappe, por në ndeshje të caktuara do të ishte mirë që ta lejonte të “merrte frymë”. Sepse e sigurt është se Mbappe edhe me më pak minuta në dizpozicion nuk do ta zhgënjente atë, përkundrazi rezultati i lojtarit do të ishte i njëjtë”, theksoi Deschamps.

Related Articles