Kryeministri Kurti: Japonia, mik dhe partner i domosdoshëm i Kosovës

Kryeministri Kurti: Japonia, mik dhe partner i domosdoshëm i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëtoi në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Kurti ka falënderuar Grupin Parlamentar të Miqësisë Japoni- Kosovë, për kontributin e rëndësishëm në marrëdhëniet mes vendeve tona.

Ai, në një postim në Twitter, ka shkruar se Kosova është mirënjohëse Japonisë, për mbështetjen e vazhdueshme.

“Grupi Parlamentar i Miqësisë Japoni- Kosovë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet mes vendeve tona, për të cilin falënderova kreun e grupit @shionoya_ryu.

I jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë, mikut dhe partnerit të domosdoshëm të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit sot e nderoi me prani në funeralin shtetëror derisa bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe Ambasadorin e Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari kanë vendosur lule të freskëta në nderim të jetës së ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Related Articles