Kampioni në fuqi nuk ka lejuar befasi përballë Malishevës duke e mposhtur me rezultat 2:3.
Fillimi ishte i vështirë për mysafirët pasi Malisheva shënoi gol që në minutën e parë 1:0 me Agon Xhakën, por vazhdimi ka fol për suharekasit.
Ermal Krasniqi ka shënuar dy herë ndërsa një gol ka realizuar edhe Meriton Korenica për rezultatin 1:2. Në minutat shtesë epërsin Behar Maliqi ka realizuar për 2:3. Ky takim ishte i mbetur dhe i takonte javës së tretë në Superligë.