Sot rikthehen ndeshjet e Ligës së Kampionëve, spikat takimi mes Interit dhe Barcelonës

Sot rikthehen ndeshjet e Ligës së Kampionëve, spikat takimi mes Interit dhe Barcelonës

Ndeshjet e treta të fazës së grupeve do të rikthehen sonte pas një pauzë dy javore.

Sot në program janë të parapara që të zhvillohen tetë ndeshje, dy prej tyre nga ora 18:45, kurse gjashtë prej tyre nga ora 21:00, shkruan Gazeta Enigma.

Vëmendja e sotme do të jetë në takimin Inter – Barcelona që luhet nga ora 21:00.

Të dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje pas një fitore dhe një humbje duke bërë që fitorja të jetë detyrim për to, pasi Bayerni i ka fituar dy ndeshjet e para me to dhe në dy ndeshjet e radhës e pret puën e lehtë ndaj Plezenit.

Takimi i fundit mes Interit dhe Barcelonës më 10 dhjetor të vitit 2019 kishte përfunduar me rezultat 1-2 në të mirë të skuadrës spanjolle./GAZETA ENIGMA/

Related Articles