Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, me ftesë të kryetari të Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademit.
Në një konferencë për media, Boban, ka thënë se sa i përket infrastrukturës në futboll, Kosova qëndron më mirë se Serbia, njofton Klan Kosova.
“Unë jam shumë i impresionuar sa shumë Prishtina ka ndryshuar në këto katër vjet. Njerëzit këtu meritojnë të jetojnë më mirë”.
“Më duhet të ju uroj të gjithë juve për ndërtimin e kësaj infrastrukture të futbollit”.
Në pyetjen e Jon Ajetit – gazetar në Klan Kosova – se si qëndron Kosova në futboll nëse krahasohet me vendet e rajonit, Zvonimir Boban është përgjigjur se Kosova qëndron më mirë se Kroacia sa i përket infrastrukturës në futboll.
“Nëse nisemi nga pika e infrastrukturës, jeni më mirë se Kroacia sepse ne nuk e kemi akademinë. Nuk është lehtë të krahasohet, por këtu federata është duke bërë një punë të madhe”.
“Po ashtu edhe nga pikëpamja e futbollit, ju keni futbollistë shumë të mirë. Të gjithë e dinë se lojtarët tuaj janë shumë të mirë”.