Operacioni “TOTO”, arrestohen 13 persona e sekuestrohen mbi 55 mijë euro

Operacioni “TOTO”, arrestohen 13 persona e sekuestrohen mbi 55 mijë euro
Policia e Kosovës, bashkë me Inspektoratin e Policisë kanë realizuar dje një operacion të gjerë në disa lokacione.

Ky operacion saktësisht është realizuar në Prizren, Malishevë, Suharekë dhe në Prishtinë.

Aksioni policor i koduar “TOTO” rezultoi me arrestimin e 13 personave të dyshuar, në mesin e tyre edhe një zyrtar policor.

Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për fajde, mashtrim dhe organizim të skemave piramidale dhe të bixhozit të paligjshëm, transmeton lajmi.net.

E gjatë këtij operacioni, Policia e Kosovës ka sekuestruar edhe shumë prova materiale.

“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55.388 euro, 1700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar 1320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishek, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura. Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”,thuhet në njoftimin për media.

Ky operacion u krye me autorizim të Prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Related Articles