Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur në samitin e parë të Komunitetit Politik Europian në Pragë në mesin 44 krerëve të vende të kontinentit europian.
Për nismën që e propozoi presidenti francez, Osmani tha se është e rëndësishme dhe se trajton barabartë të gjithë pjesëmarrësit.
“Është ditë e rëndësishme për kontinentin tonë. Jam këtu për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë platformë të re e të rëndësishme ku të gjithë ne jemi të barabartë dhe do të kemi mundësinë për t’u dëgjuar zërat tonë, si dhe për të sjellë ide dhe për të marrë pjesë në veprime kur vjen puna te sfidat e përbashkëta”.
Osmani para gazetarëve tha se ajo me të cilën janë duke u përballur është e vështirë dhe se sfidat janë të mëdha, por tha se është e bindur që nëse “ne qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të kemi sukses në përballje me secilën sfidë”.
Samiti do të fillojë nga ora 13:00.