Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi, i cili shënoi golin e parë në fitoren historike kundër Sivassporit si mysafir 4:3, ka thënë pas ndeshjes se ekipi nga Suhareka, tani mund të arrijë edhe më shumë se sa pjesëmarrja në fazën e grupeve.
“Ndeshjen e nisëm keq. Ta fillosh 0:1 sidomos si mysafir është shumë e vështirë. Këtu u tregua karakteri i ekipit, ku u rikthyem në lojë. Ne e kthyem në lojë Sivassporin. Ia falëm dy gola dhe e rikthyem në lojë, por zoti na ndihmoi që ta fitojmë ndeshjen. Kjo ndeshje na ka hapë rrugë që të arrijmë edhe më shumë se sa pjesëmarrja në fazën e grupeve. Shpresojmë që në ndeshjen e kthimit të shënojmë fitore dhe ti gëzojmë të gjithë tifozët”, tha Thaqi pas ndeshjes.