Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në xhudo, pasi në çerekfinale ajo mposhti xhudisten monogleze, Khorlooodoi Bishrelt.
Krasniqi garën e çerekfinales e triumfoi me waza-ari në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Kujtojmë se çerekfinalen, ajo e arriti pasi mundi me IPPON xhudisten italiane, Giuffrida Odetta, e cila mori tri penalizime që i kushtuan me eliminim.
Distria Krasniqi, në këtë kampionat po udhëhiqet nga Majlinda Kelmendi.