Ferizaj dhe Gjilani janë ndarë në paqe në kuadër të xhiros së dhjetën në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja përfundoi 1-1, me Ferizajn e cila në pjesën e parë shkoj në epërsi, kurse gjilanasit barazuan në fund të ndeshjes, raporton Gazeta Enigma.
Pas ndeshjes, kryetrajneri i Ferizajt, Arbnor Morina, ka dhënë dorëheqje.
“Pas takimit të sotëm kundër Gjilanit, kam njoftuar kryesinë e klubit që nuk do të jem më trajner i ekipit sepse mendoj që diçka duhet të ndryshohet që ekipi të ec përpara, me iden se klubi është më I madh se secili individ. Periudha e kaluar në Ferizaj, është një periudhë shumë e këndshme për mua në bashkëpunim me njerëz punëtorë dhe të sinqert, mirëpo klubi ka nevojë për një infuzion që të vazhdoj rrugëtimin aty ku e ka cakun. Këtë vendim e kam marr pasi që prej xhiros së parë kemi qenë ekip, i cili kemi tregu futboll të mirë, kemi shënu por nuk kemi mundur të mbajmë rezultatin. Besoj se reflektimi im do të ia kthej FC Ferizajt ditët që i kemi kaluar në ligën e parë. Falemnderit të gjithëve në klub për bashkëpunim dhe dëshiroj që FC Ferizaj të arrijë atje ku i ka synimet kryesia e klubit”, tha Arbnor Morina për faqen zyrtare të klubit.
/Gazeta Enigma/