Ndeshja e kthimit mes Ballkanit dhe Sivassporit do të luhet të enjten në Prishtinë.
Kjo ndeshje luhet nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Takimin e parë e fitoi ekipi kosovar me rezultat 3-4.
UEFA ka caktuar gjyqtarët të cilët do ta ndajnë drejtësinë për këtë takim, shkruan Gazeta Enigma.
Manuel Schuettengruber nga Austria do të jetë gjyqtar i kësaj ndeshje i mbështetur nga Roland Brandner dhe Robert Steincher. Kurse gjyqtar i katërt do të jetë Stefan Ebner./GAZETA ENIGMA/