Për këtë arsye ka interevenuar edhe policia e Kosovës, derisa, për situatën e krijuar ka reaguar edhe shefi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Abdichiku ka thënë se një situatë e tillë është papërgjegjësi, e tutje, ka shtuar se ky është “akt i dërgimit të të moshuarve në përballje për jetën”.
“Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën. Një Qeveri e tërë në gjumë”, tha ai.