Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e shtetit amerikan Antony Blinken, raporton GazetaEnigma.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri përmes një postimi në rrjetin social Twitter, teksa ka treguar se çka u bisedua.
“Biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht obligative me qendër njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Had a very good phone conversation with @SecBlinken. I informed him about continuing progress in Kosova. We talked about the relations between Kosova and Serbia and the need to intensify the dialogue process towards a legally binding agreement centered on mutual recognition.— Albin Kurti (@albinkurti) October 11, 2022