Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigermark ka bërë të ditur se presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola e përkrah Kosovën drejt procesit të liberalizimit të vizave, shkruan Gazeta Enigma.
Wigemark përmes një postimi në Twitter ka thënë se presidentja e Parlamentit Evropian e ka bërë të ditur përkrahjen e saj për Kosovën pas një diskutimi që kishte pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Be-SË, për Ballkanin Perëndimor.
“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola gjithashtu u shpreh fuqishëm në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën duke iu referuar një diskutimi që kishte me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel disa muaj më pare”, ka shkruar Gunnar Wigemark në Twitter.