Napoli ka shënuar fitoren e katërt nga katër ndeshje në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Ajaxin me rezultat 4-2, shkruan Gazeta Enigma.
Ndeshjen e nisën furishëm vendasit duke kaluar në epërsi me Hirving Lozanon në minutën e 4-të.
Giacomo Raspadori shënoi një gol të bukur në minutën e 16-të pas asistimit të Kvarastkhelias në minutën e 16-të.
Ajaxi e ngushtoi epërsinë në minutën e 49-të me Klassenin.
Ishte Kvarastkhelia që shënoi për 3-1 në minutën e 62-të nga penalltia.
Bergwijn përsëri e ngushtoi epërsinë duke shënuar për 3-2 në minutën e 83-të nga penalltia.
Sulmuesi senegalez Osimhen shënoi për 4-2 në minutën e 90-të.
Pas kësaj fitoreje Napoli grumbullon 12 pikë duke u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt dy ndeshje para kohës.
Kurse, Ajaxi ka grumbulluar vetëm tri pikë.