Gazetari, Vehbi Kajtazi ka ironizuar me pritjet për vaksinim para sallës 1 tetori në Prishtinë, duke thënë se po të ishte në vend të ministrit Arben Vitia, do të i bënte thirrje prokurorit të shtetit që t’i arrestojë të gjithë pensionistët, raporton Gazeta Enigma.
Këto komente, Kajtazi i ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, teksa ka shtuar se të njejtit do t’i arrestonte për veprën penale “rrezikim i shëndetit publik” dhe “cenim i sigurisë kombëtare”