Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 1-2 nga Sivaspori, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, raporton Gazeta Enigma.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit duke kaluar në epërsi me Armend Thaqin në minutën e 36-të pas asistimit të Meriton Korenicës.
Pas golit të shënuar Ballkani bëri paraqitje fantastike duke i krijuar disa raste për gol, por nuk i konkretizuan.
Golin e barazimit mysafirët e shënuan në minutën e 72-të me Arslanin.
Golin e fitores për mysafirët e shënoi Angielski në minutën e 81-të.
Pas kësaj humbje Ballkan pozicionohet në vendin e fundit me 4 pikë.
Kurse, Sivasspori në vendin e parë me 7 pikë.
Ndeshjen e radhës, Ballkani prapë luan si vendas ndaj Sivassporit më 27 tetor.