Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur pas ndeshjes ndaj Sivasspor.
Daja tha se mungesa e finalizimit të rasteve dhe problemi i mungesave ndikuan tek rezultati përfundimtar.
“Mendoj që kemi bërë një pjesë të parë të një niveli të mirë. Ne duhet të shënonim më shumë gola, por kishim edhe problemin e madh të mungesave në mesfushë. Kundërshtari ndërroi lojtarët dhe e freskoi ekipin, gjë që ne nuk ishim në gjendje ta bënim”, tha Daja.