Juventusi triumfon në ‘Derbi della Mole’ me golin e Vlahovicit

Juventusi triumfon në ‘Derbi della Mole’ me golin e Vlahovicit

Juventusi ka fituar si mysafir i Torinos me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 10-të në Serie A.

‘Derby della Mole’ mes Torinos dhe Juventusi doli të jetë i fortë dhe me raste nga të dyja palët.

Zonja e Vjetër duke parë pozitën e saj në renditje, ishte më kërkuese dhe në minutën e 34-të, pas një aksioni të bukur Dusan Vlahovic i vetëm me portierit, qëlloi trupin e tij.

Pas një minute nga distanca me gjuajtja provuan edhe Manuel Locatelli dhe Adrien Rabiot, por portieri vendas ishte në vend.

Edhe fillimi i pjesës së dytë i takoi Juventusit, që rrezikoi me Locatellin, por gjuajtja e tij u prit nga Milinkovic – Savic.

Torino kishte rast të mirë në minutën e 58-të, kur Nikola Vlasic u fut bukur në zonë, por portieri Wojciech Szczesny ishte në vend.

Reklama

Juventusi iu afrua golit në minutën e 74-të, kur Vlahovic gjuajti me kokë, por portieri e dërgoi topin në këndore.

Nga ajo goditje këndi Danilo gjuajti me kokë, ndërsa topi i devijua nga Vlahovic për të shënuar për 1-0.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Juventusi mori një fitore të madhe që e ngjitë në renditje.

Tani Zonja e Vjetër kanë 16 pikë dhe mbajnë pozitën e shtatë, ndërsa Torino bie në vendin e 11-të me 11 pikë.

Related Articles