Nesër (e diel) me fillim nga ora 16:15 do të luhet ndeshja më e madhe mes Real Madridit dhe Barcelonë, e njohur si “El Clasico”.
Aktualisht, dy ekipet gjenden në vendet e para me nga 22 pikë dhe fituesi do të marrë primatin në elitën e futbollit spanjoll.
Një statistikë interesante sa i përket “El Clasicos” është se në tri vitet e fundit asnjë ndeshje nuk ka përfunduar me barazim.
/Gazeta Enigma/