Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme përmbyllëse të javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drenica dhe Ballkani kanë ndarë pikët në takimin e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. 1:1 ishte rezultati final i takimit pas 90 minutave lojë.
Fitoreve i është rikthyer edhe skuadra e Gjilanit e cila mundi në udhëtim Malishevën 0:1. Solomon ishte heroi i “Skifterave” që realizoi golin e vetëm të tri pikëve.
Në ndërkohë, Trepça ’89 ka barazuar 3:3 me Llapin në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
/Gazeta Enigma/