Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Duhet një zgjidhje e shpejtë për liberalizimin e vizave

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Duhet një zgjidhje e shpejtë për liberalizimin e vizave

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka thënë se duhet një zgjidhje e shpejtë për liberalizmin e vizave për Kosovën.

“Për liberalizimi e vizave na duhet një zgjidhje e shpejtë. E ardhmja e Kosovës është tek BE-ja” – tha Rohde.

Duke folur në tryezën me temën “Agjenda Evropiane 2022”, ai theksoi se Gjermania e ka ndihmuar Kosovën në tri fusha.

“Gjermania e ka mbështetur Kosovën për reforma në tri fusha strategjike, në qeverisjen e mirë, agjenda e gjelbër dhe punësim” – theksoi ai.

Rohde shtoi se Ballkani është pjesë e Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi i 6 vendeve është prioritet i politikës së jashtme të Gjermanisë.

“Për integrimin me BE, Gjermani ka mbështetur gjatë gjithë kohës institucionet e Kosovës. Me lejoni të sqaroj edhe një gjë, kancelari gjerman ka thënë se Ballkani është pjesë e BE-së dhe anëtarësimi i këtyre gjashtë vendeve është prioritet i politikës së jashtme të Gjermanisë” – shtoi Rohde.

Related Articles