Ballkani është rikthyer te fitoret në Albi Mall Superligë, ku në xhiron e 12-të ishte nikoqir i Trepçës ’89.
Suharekasit kanë mposhtur me rezultat të pastër mysafirët nga Mitrovica 2-0.
Përkundër disa rasteve të mira nga të dyja skuadrat në 45 minutat e para nuk pati gola dhe skuadrat shkuan në pushim 0-0.
Me të filluar pjesa e dytë, vendasit e gjetën golin e epërsisë kur në minutën e 49-të shënoi Ermal Krasniqi.
Sulmuesi anësorë depërtoi bukur në zonë dhe me një goditje të bukur mposhti Donat Kaçiun për 1-0.
Ballkani vazhdoi dominimin teksa në minutën e 75-të fituan penallti.
I saktë nga pika e bardhë u tregua Albion Rrahmani duke ngritur epërsinë në 2-0 për kampionët në fuqi të Kosovës.
Deri në fund gola më nuk pati dhe Ballkani arkëtoi tre pikë të rëndësishme.
Me këtë fitore Ballkani vazhdon në pozitën e dytë me 25 pikë, dy më pak se Drita që ka dy lojë më shumë të zhvilluara.
Ndërkohë ‘Minatorët’ janë në vendin e tetë në tabelë me 10 pikë.