Kanë përfunduar tri përballjet përmbyllëse të xhiros së 13-të në elitën e futbollit kosovar.
Ballkani nuk ka marrë më shumë se një pikë në duelin kundër Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë duke barazuar 1:1.
Me rezultat identik të njëjtë ka përfunduar ndeshja tjetër në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.
Nga një pikë kanë arkëtuar edhe Drenica dhe Malisheva që barazuan 0:0 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
/Gazeta Enigma/