Miratim të Ligjit të Pagave po kërkojnë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe SBASHK-u, shkruan Gazeta Enigma.
Tani e një kohë kanë vazhduar diskutimet e mospajtimet mes sindikatave të Kosovës në njërën anë dhe Qeverisë në tjetrën anë.
Në lidhje me këtë çështje Gazeta Enigma ka kontaktuar deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila ka deklaruar se Ligji i Pagave është vonuar shumë, ka qenë pothuajse i gatshëm.
Tutje ajo ka kritikuar Qeverinë Kurti se janë shumë të vonshëm.
‘’Është vonuar jashtëzakonisht shumë sepse ka qenë pothuajse i gatshëm. Qeveria Kurti kur e ka marrë ka qenë një vazhdim jashtëzakonisht i vonshëm sepse ka pasur grupe punuese që janë marrë me të, ku janë marrë parasysh të gjitha vërejtjet që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese’’, ka deklaruar Bajrami.
‘’Duke marrë parasysh që pasur edhe një inflacion jashtëzakonisht të lart, nuk ësjhtë bërë asnjë lloj ndryshimi apo indeksimi i pagave dhe pensioneve’’, tha ajo.
Bajrami: Kërkojmë që sa më shpejt Ligji i Pagave të sjellët në kuvend.
‘’Ne kërkojmë dhe kemi kërkuar prej fillimit që Ligji i Pagave me ardhur më herët. E dini ka qenë premtim i qeverisë që do e bëjnë shpejt, mandej premtimet e fundit kanë qenë që aj ligj do të vije në mars, dhe ne jemi sot në gjysmën e dytë të tetorit dhe ligji endu nuk është në Kuvendin e Republikës së Kosovës’’, ka deklaruar Bajrami për Enigmën.
Tutje ajo ka theksuar shtyrja e mësimit për shkak të grevave ka ndodhur si pasoj e mos Ligjit të Pagave.
‘’Kemi pasur edhe shtyrjen e mësimit për shkak të grevës në arsim por edhe grevës në administratë publike, tani kemi edhe problemet në arsim me mos pajtueshmërinë e kompensimit’’, ka thënë ajo.
‘’Unë besoj që Ligji i Pagave është jashtëzakonisht i domosdoshëm për arsye që ndoshta ta adresoj edhe indeksimin e pagave dhe pensioneve’’, tha Bajrami.
Ajo ka theksuar se arsyeja pse ne e kemi kundërshtuar këtë ligj është arsyeja në një nen thuhet që ky ligj pas publikimit në gazetën zyrtare duhet të pres 8 muaj me hy në fuqi.
‘’Siç e keni parë draftin i cili është diskutuar në diskutim publik ka qenë një nen aty që thuhet se 8 muaj pas publikimit në gazet zyrtare me hy në fuqi, ne edhe për këtë e kemi kundërshtuar, kemi menduar se qeveria duhet me qenë serioze dhe me punua me të gjitha rregulloret që janë të nevojshme për implementim të këtij ligji, dhe mandej mos me pas nevojë për me prit 8 muaj për zbatimin e tij’’, ka theksuar ajo.
‘’Është jashtëzakonisht e nevojshme që të përdoret edhe si instrument për adresimin e një pjese të inflacionit, kështu që nuk ka nevojë për ta adresuar komplet’’, tha Bajrami.
Sipas Bajramit ‘’është e nevojshme që sa më shpejt të vije në kuvend dhe të aprovohet sepse janë zhvleftësuar pagat e njerëzve dhe ka pritje të mëdha që ky ligj do ti adresoj’’.
Paga minimale sipas Bajramit duhet të përcaktohet nga Këshilli Ekonomik Social të përfaqësuar nga sindikatat.
Pos sindikatave në caktimin e pagës minimale është edhe Oda Ekonomike dhe Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale.
‘’Nuk e dimë ende sepse nuk e dimë se cila ka me qenë forma përfundimtare e ligjit e cila ka mu aprovua në kuvend’’, tha Bajrami për Gazetën Enigma.
‘’Paga minimale e ka një mënyrë se si duhet të përcaktohet. Pagën minimale e cakton Këshilli Ekonomik Social ku janë të përfaqësuar nga sindikatat, Odat Ekonomike, Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale’’, ka deklaruar ajo.
Tutje ajo ka shtuar se ‘’këta janë arteret të cilët duhet me vendos, dihet që tani për pagën minimale ka një ligj në kuvend i cili gjithashtu ka ngecur. Ka pasur një propozim nga ana e qeverisë për rritjes e pagës minimale, por në fakt ka disa muaj që ligji nuk po procedohet, ka ngelur në Komisionin për Buxhet, Financa dhe Transfere’’.
‘’Njëra nga arsyet është që ky ligj është bërë komplet në një mënyrë të njëanshme në mungesë të dialogut social’’.
Bajrami ka theksuar se Ministria e Financave dhe ministri i saj kanë pasur mungesë të dialogut social.
‘’Ministria e Financave ose më konkretisht ministri i Financave ka vendos pa u marrë vesh me aktoret, dhe tani siç duket ka kundërthënie të mëdha dhe është pothuajse e pamundur që të procedohet’’.
‘’Paga minimale është ajo që ka qenë pasa sa viteve’’, ka përfunduar Bajrami.
/GAZETAENIGMA/