Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar të hënën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kamberi, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka bërë të ditur se me presidenten Osmani kanë biseduar rreth disa temave të cilat e prekin Luginën e Preshevës.
“Në takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, SH.S. Vjosa Osmani, biseduam për procesin e regjistrimit të popullsisë, diskriminimin dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së Luginës së Preshevës ne bisedimet me Serbisë”, ka shkruar Kamberi.
Ai madje e konsideron si të vetmen rrugë për mbrojtjen e interesave shqiptarë në Luginë.
“Koordinimi i politikës shqiptare në Luginë të Preshevës me institucionet e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë është rruga e vetme e mbrojtjes së interesave shqiptare në Luginë”.