Ragmi Mustafi tregon se çka u bisedua në takimin me Vjosa Osmanin (VIDEO)

Ragmi Mustafi tregon se çka u bisedua në takimin me Vjosa Osmanin (VIDEO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Kryetari i këshillit kombëtar të shqiptarëve në Luginë, Ragmi Mustafi, në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka treguar se në këtë takim kryesisht është diskutuar për procesin e regjistrimit të numrit të popullsisë.

“Ky ishte takimi i parë në këtë format ku ishin të ftuar të gjithë pa përjashtim më të cilët diskutuam rreth procesit të regjistrimit të popullsisë dhe problemeve më të cilat janë duke u ballafaquar shqiptarët e Luginës së Preshevës në Serbi”.

“Takimi ishte i paraparë të ndodhte shumë me herët, por për shkak të projektit të lobimit që kishim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte shtyrë për sot. Ishte një shtytje e madhe për t’i ftuar shqiptarët e Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në mënyrë që të jetë numri i saktë dhe i vërtetë i shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës”.

Sipas tij, procesi i regjistrimit është shumë i rëndësishëm për shkak se mund të përfundojë me datën 31 tetor.

“Deri më tani është bërë regjistrimi i një numri të konsiderueshëm të qytetarëve dhe i ftoj që secili shqiptar të regjistrohet në mënyrë që të dihet numri i saktë i qytetarëve atje”.

Related Articles