Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është duke marrë pjesë në takimin e ministrave të Energjisë në kuadër të Procesit të Berlinit.
Rizvanolli, gjatë takimit ka theksuar nevojën për mbështetje të mëtejshme nga ana e Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë për efiçiencë të energjisë në sektorin e banimit,.
“Në takimin e Ministrave të Energjisë në kuadër të Procesit të Berlinit, me ftesë të Ministrit Gjerman për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik, Robert Habeck, kam prezantuar progresin, planet dhe nevojat e Republikës së Kosovës në sektorin e energjisë, si dhe masat për përballjen me krizën energjetike evropiane”, ka shkruar Rizvanolli.
“Gjatë takimit kam theksuar nevojën për përshpejtim të mbështetjes së tanishme, si dhe kam kërkuar mbështetje të mëtejshme nga ana e Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë për efiçiencë të energjisë në sektorin e banimit, ngrohje qendrore, si dhe kapacitete të reja gjeneruese të burimeve të ripërtërishme të energjisë”.