Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 20:30 ka pranuar një informacion për një rast të kanosjes dhe sulmit në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj, raporton Gazeta Enigma.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur dhe e ka maltretuar, viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, përcjellë Gazeta Enigma.